Xheneti

Xheneti 가사

원문 언어SQ
조회수23
가사 좌표

원문 가사

SQ
번역이 아직 없습니다. 원문 가사를 표시합니다.
18
Ky shpirti im është lodhur shumë N'dunjanë e ngushtë është i robnum Nuk di dhe sa m'kanë mbetë me ardhë Zot më ndihmo t'vij faqebardhë Xhenetin Tan e kërkoj o Zot Nën hije t'pemve me fruta plot N'Shtëpi të Paqes të jem përherë Aty ku vdekja ma kurrë s'na merr N'kolltuqe drite ulur përballë E pranë familjes duke u çmallë E pranë lumenjve që gurgullojnë Aty ku t'mirat kurrë nuk mbarojnë Xheneti Yt i ka tetë dyer Prej cilës vallë mu kanë me m'thirr Të lutem Zot me ngulm kërkoj Firdeusin dua ta trashëgoj Afër Burimeve dua t'jem Ku shpirti çlodhet e gjen melhem Aty t'kënaqem e t'bëj sefa E t'mund ta shoh unë atë Mustafa E prapë rahat unë s'kam me u ba Fytyrën Tane Zot pa e pa Një fjalë prej Teje pa e dëgju Kurrë nuk hidhrohem unë ma me Ju